Sport

Modestia e Jurgen Klopp për finalen e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 05 May 2018

Liverpooli ka shkuar përtej të gjitha parashikimeve dhe ka rezervuar një biletë në finalen e Ligës së Kampionëve e cila zhvillohet në Kiev, shkruan infokusi.

Trajneri Jurgen Klopp ka deklaruar se nuk priste që skuadra e tij të arrinte në finale këtë sezon.

Pas fitores me rezultat të përgjithshëm  prej 7:6 ndaj Romës në stadiumin Olimpico, Liverpool siguroi biletën e tyre për në finalen e madhe në Kiev, ku do të kenë mundësinë të fitojnë Kupën e gjashtë evropiane në historinë e klubit.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Këto takime zhvillohen sot në kampionatin italian

“Kur filluam sezonin dhe filluam projektin, nuk menduam dhe nuk planifikuam një finale të Ligës së Kampionëve, por futbollistët e bënë të mundur” ka thënë Klopp në një konferencë shtypi.

Reds do të përballen me Real Madridin më 26 maj në finalen e parashikuar dhe Klopp do të mundohet të shfrytëzoj mundësinë e tyre të mahnitshme.

“Unë me të vërtetë mendoj se e gjithë situata në klub është një moment shumë i mirë. Ne nuk kemi ndonjë ndikim në ekipet e tjera kështu që nuk mendojmë shumë për këtë. Por është e rëndësishme për ne, për të sjellë lojtarë të rinj dhe për të mbajtur lojtarët tanë, që me të vërtetë ta tregojmë dhe ta bëjmë të qartë se ky është drejtimi ynë.” ka deklaruar Jurgen Klopp.

Kjo do të jetë finalja e dytë evropiane e Kloppit me Liverpoolin, e para ishte në finale të Europa League në vitin 2016, ku ata humbën nga Sevilla. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera