Rozë

Moderatorja zbulon shtatzëninë e Zaimina Vasjarit, ja sa muajshe është këngëtarja

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 07 October 2017

Edhe pse lajmi për shtatzëninë nuk u konfirmua nga Zaimina Vasjari, tashmë të gjithë e dimë që këngëtarja është në pritje të fëmijës së parë.

Por ndërsa ajo po e shijon në privatësi të plotë pritjen e ëmbël, si fare pa dashje, është mësuar se Zaimina është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Të ftuara në Pop Culture pasditen e djeshme, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro, dy moderatoret e njohura të Top Albanias, kanë zbuluar pa dashje se Zaimina është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

-Advertisement-

Elona Duro, gjatë rrëfimit për shtatzëninë e saj, për një moment zbuloi: “’Edhe Zaimina është në muajin e 6-të apo jo?”, pyeti ajo si me dyshim, por u kuptua.

Edhe pak muaj dhe Zaimina do të gëzojë statusin e nënës për herë të parë, ashtu si edhe moderatorja Duro.  

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera