Rozë

Moderatorja shqiptare ishte e infektuar me koronavirus: Nuk është shaka, kujdesuni për vetën!

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 20 October 2020

Moderatorja e famshme, Alketa Vejsiu është ndër emrat më të dashur të ekranit shqiptarë dhe mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.

E pikërisht përmes një postimi në Instagram, Alketa ka zbuluar se para dy javësh e kaloi COVID-19, pasi kishte qëndruar 14 ditë e vetizoluar.

-Advertisement-

Duke treguar se tashmë është mirë, ajo ka thënë se koronavirusi nuk është shkak, prandaj të kujdeseni për vete.

“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javësh! Qëndrova 14 dite ne izolim ne shtëpi. Jam mire për fat. Kam dëgjuar raste vërtetë te renda dhe lutem çdo dite qe Zoti te mbroje njerëzit afër meje dhe te gjithë shqiptaret! Corona nuk është shaka. Kujdesuni për vetën! Falënderoni Zotin dhe Festoni çdo dite qe keni shëndet dhe jeni ne jete!”, ka shkruar Alketa.

Ndërsa, këto ditë prezantuesja po qëndron në Stamboll.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera