Rozë

Moderatorja shqiptare: Babai më rrahu pse i kërkova 50 lekë për çamçakëz, ishte i dhunshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 01 February 2024

Moderatorja Roza Lati, vajzë e aktores Rita Lati, ka rrëfyer e prekur periudhën e vështirë të fëmijërisë, kur babai ushtronte dhunë ndaj saj dhe më pas ndërroi jetë nga sëmundja e rëndë e tumorit në kokë.

Siç tregon ajo e gjitha ka ndodhur kur ishte 5 vjeçe dhe ajo i ka kërkuar të atit, 50 lekë për çamçakëz pasi pa shoqet e saj të blinin.

“Kur i kam kërkuar për herë të parë 50 lekë për çamçakëz më ka rrahur, sepse im atë ka qenë i dhunshëm. Ai ka ndërruar jetë nga tumori në kokë dhe kjo është arsyeja e dhunës së tij.

-Advertisement-

Mbaj mend sa kishin dalë çamçakëzat e parë kam qenë 5 vjeçe ai ishte te puna e tij dhe vajta se pashë shoqet e mija që kishin marrë çamçakëza, kanë qenë disa me ngjitëse te dora edhe më ka rrahur pse i kërkova 50 lekë çamçakëz.

Ai ishte agresiviteti i tij që i rrëshqiste, sepse im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Duke u rritur ashtu unë tani kjo goca këtu, më vjen zor të kërkoj lekë, më vjen zor të lyp sepse jam rritur në këtë mënyrë dhe e kam traumatike.

Dhe mami këtë gjë e di. Rita m’i ka mbuluar të gjitha gjërat pa ja kërkuar fare”, tregoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera