Lajme

Moderatorja Berisha: Kur e nisa Podcastin “Luj e Kesh”, Arton Turkaj ishte personi i parë që më shkoj mendja me thirrë

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 27 December 2023

Moderatorja e emisionit “Zgjohu” dhe prodecntja e Gazetës Infokus, Era Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit, Arton Turkaj.

Berisha ka kujtuar momentin e bisedën e fundit me gazetarin që u nda nga jeta duke thënë se kur për herë të parë e kishte nisur podcastin “Luj e Kesh” që për qëllim kishte të bënte njerëzit të qeshnin, Artoni ishte personi i parë që i shkoj në mendje ta ftonte si mysafir.

Ajo e kujton atë si një njeri plot energji, që mbushte edhe të tjerët plot pozitivitet.

-Advertisement-

Ky është reagimi i saj i plotë:

E shokume me lajmin e ndarjes se mikut tim Artonit nga jeta 🥹

Kur e kom fillu podcastin “Luj e Kesh”, personi i pare qe mka shku ne mendje me thirre u kon Artoni, si personi ideal qe na ka bo me kesh.

E pasi fillova emisionin e ri ne biseden e fundit m’tha “Jom shumë i lumtur që emisioni Zgjohu po ec mire se e ke meritu”

Nuk e pasna dite qe ka me kane biseda e fundit, po kjo qenka jeta qe s’te premtohet kurrë e nesermja😔

Zoti te shperblefte Arton per cdo veper tane te mire 🙏

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera