Moderatorja Anita Ahmeti reagon ndaj Albi Nakos dhe Erjona Rusit për bullizmin ndaj vajzës minorene në program
Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 14 October 2021
Ka disa ditë që po komentohen deklaratat e koreografit Albi Nako dhe gazetares Erjona Rusi, të cilët në një spektakël për fëmijë, i quajtur “T’ka mami yll”, iu drejtuan me komente të mira një vajze, duke i thënë se në këtë konkurs nëse i pëlqen më shumë kërcimi apo ushqimi dhe se kë do të zgjidhte mes këtyre të dyja.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe Anita Ahmeti, moderatorja e emisionit Doktor Plus, që shfaqet në është prodhim i Gazetës Infokus.
Nëpërmjet një statusi në profilin e saj në Facebook, ajo ka thënë se ashtuquajturit artist po e bullizojnë një fëmijë pa pikën e nevojës.
“A eshte kjo menyra e duhur me komentu nje femije qe hala mire nuk e ka nis andrren e saj?!!!
Te ashtuquajturit artiste, e bullizojne nje femije pa piken e nevojes e madje kjo vazhdon edhe transmetohet ne nje televizion shqiptar.
E çka eshte me e keqja mbi 3-4 komente bullizuese vec brenda ketyre sekuencave, qe nenkupton qe po behet me vetedije te plote”, ka shkruar ajo.
Ahmeti përkujton se kjo është e hera e dytë që në këtë emision bullizohet dikush.
“Si medie, nuk mundesh me percaktu cka flet dikush ne nje emision tendin, po mundesh me vendos cka transmeton.
I vetmi rast ku arsyetohet transmetimi i nje skene te tille, eshte per me u vetedijesu e me ndermarre masa qe mos me u perserit me.
Krejt bejme gabime ne ekran, qofte prej emocioneve, mos-pervojes ose mungeses se informates – po kjo eshte komplet dicka tjeter. E arsyetimet qe jane dhene, nuk pijne uje per mendimin tim. Ju paska drejtu ashtu se ja ka shok baben. Edhe…?!!!
Edhe fmi i joti me qene, nuk i folet ashtu. Na te rritun jemi edhe nje fjale e rende e ni humor pa sens na ndikon per te keq e lemo nje femije”, ka shkruar Ahmeti. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e rregullt për çe...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...