Rozë

Moderatori i njohur e thotë troç: Motrat Vjollca nuk janë prezantuese

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 13 January 2020

Moderatori i njohur, Kelvi Kadilli njihet për natyrën e tij të lirshme dhe të thënit të gjërave ashtu siç i mendon.

Ai ishte i ftuar këtë të diel në ‘Thumb On’, ku gjatë emisionit u pyet nga moderatoret se çfarë mendon për sherrin mes Alketa Vjesiut, Xhemit dhe motrave Vjollca.

Kelvi u shpreh se është pro Alketës dhe se Marina dhe Luana Vjollca nuk janë fare prezantuese për të.

“Motrat Vjollca nuk i kam konsideruar asnjëherë. Me Xhemin nuk kam asgjë, e kam xhan kurse motrat Vjollca nuk janë prezantuese, as njëra as tjetra.

Luana është e lezeçme, gocë simpatike, nuk ka ndonjë aftësi marramendëse për të bërë prezantim, e ka mësuar gjatë rrugës. Asnjëherë nuk është mbajtur si një prezantuese e mirë shqiptare. Luana është një ikonë dhe nuk ka si ajo në Shqipëri. Është e zgjuar dhe punëtore, ambicioze dhe bën çdo gjë vetë dhe nuk ja hedhim poshtë. Ndërsa Marina ka bërë pushime, tani në ‘Klanifornia’ nuk më pëlqen kur fillon ulëret me të madhe atje.

Tani të dalë Marina dhe të flasë keq për Alketën, s’më pëlqen. Është sikur të krahasohem unë me Ardit Gjebrenë”, tha Kelvi.

Të tjera