Lajme

Moderatori gjakoset në skenë gjatë performancës

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 23 February 2020

Faza e audicioneve e festivalit të Eurovizionit në Slloveni pati një hapje jo të zakonshme, teksa moderatori, komediani Klemen Slakonja, u godit nga një ndirçues i skenës në mes të performancës së tij.

Në video-n që po qarkullon në rrjetet sociale, shohim Slakonja-n që po performon dhe në një moment një nga ndriçuesit e skenës bie mbi të dhe ai menjëherë rrëzohet në tokë. Për pak sekonda muzika ndalon dhe shikuesit në sallë mbesin të tronditur, por Klemen çohet dhe vazhdon performancën.Por duket se e gjitha ishte pjesë e skeçit së komedianit, të paktën kështu shprehet publiku slloven dhe ndjekësit e Eurovizion-it në Twitter. Ata që e njohin më mirë punën e tij thanë se e gjitha ishte e organizuar dhe në fakt duket se njerëzit e kanë pëlqyer dedikimin dhe përkushtimin e Klemen, për të realizuar diçka kaq të vështirë në skenë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera