Rozë

Modelja tregon detajet e natës së kaluar me Neymar (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 14 March 2019

Pasi i dha fund lidhjes më tepër se 6-vjeçare me Bruna Marquezine, Neymar po argëtohet në krahët e vajzave të ndryshme.

Sulmuesi i Paris Saint Germain është duke rikuperuar dëmtimin e tij në Brazil, ndërsa është fotografuar me vajza të ndryshme, duke krijuar konfuzion edhe te mediat rozë.

Së fundi është folur për një marrëdhënie mes tij dhe modeles zvicerane, me origjinë braziliane, Liza Brito, por ka qenë vetë kjo e fundit që ka hedhur më shumë dritë mbi situatën.

-Advertisement-

“Kemi kaluar një natë fantastike me Neymar në Paris. Jemi argëtuar shumë”, tha Liza Brito, që gjithsesi shtoi se nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie të konsoliduar mes tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera