Rozë

Modelja shqiptare: Sa më shumë partnerë seksualë, aq më mirë. Ato që na gjykojnë pse shkojmë me shumë meshkuj, s’janë më të mira se ne

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 29 March 2023

Modelja shqiptare Dea Vieri thotë se numri i partnerëve të mëparshëm seksualë nuk duhet të jetë arsye për t’u gjykuar nga partneri apo të tjerët. Sipas saj, është e rëndësishme që vajzat t’ia kenë pranuar vetes eksperiencat e tyre dhe mos ta fajësojnë për zgjedhjet që kanë bërë.

Moderatorja Katerina Trungu shprehet se të pasurit e një numri të caktuar partnerësh më parë mund të ndikojë që personi aktual në jetën tënde mos ta pranojë. Sipas saj, fajësimi i vetes që përmend Dea mund të vijë për faktin se pasja e disa partnerëve mund të mos ketë qenë veprimi i duhur.

Dea Vieri: Lloji i marrëdhënieve, numri i marrëdhënieve seksuale apo jeta jote seksuale e kaluar nuk mendoj se të ndikon në ndonjë lloj mënyre në jetën tënde.

-Advertisement-

Katerina Trungu: Po, dakord sepse jeta vazhdon dhe ti do kesh zgjedhej të reja për të vazhduar dhe për të lidhur jetën me një partner tjetër, por ekziston edhe kjo nga ana tjetër që ti mund të kesh patur shumë partnerë, një mashkull nuk e pranon dot për shumë arsye, mund të jetë edhe arsye shëndetësore në fund të ditës.

Dea Vieri: Problemi kryesor fillon me pranimin e vetes. Gjëja kryesore që duhet të bëjnë vajzat duhet të pranojnë veten ashtu siç janë, në qoftë se ti ke marrë vendime, ke vendosur të flesh me 1, 2,5 apo edhe 7 meshkuj, ti duhet të pranosh veten, është një gjë që ti e ke bërë dhe në qoftë se fajëson ti veten, çfarë mund të presësh nga të tjerët?

Katerina Trungu: Ky fajësimi ndoshta vjen sepse ti e di që ndoshta kjo gjëja nuk ka qenë korrekt për t’u bërë ndoshta, ka një arsye pse e quan faj.

Report Warns Global Efforts to Meet Climate Goals Need to Be Doubled
Keep Watching

Dea Vieri: Shoqëria të ka thënë se nuk është korrekte. Seksi është i shëndetshëm. Ne dëgjojmë gjithandej që të kesh një jetë seksuale të mirë, është e shëndetshme.

Katerina Trungu: Dakord, por jo me shumë se nuk është e shëndetshme pastaj.

Ne duhet të mendojmë vajzat të mendojnë hapin që ato hedhin për një partner, tjetër gjë se ai nuk do jetë… nuk po them se do jetë ai bashkëshorti se ka edhe një lloj paragjykimi nga disa individë të cilët, ti po të kesh patur fatin të kesh patur një individ në jetën tënde të quajnë mesjetare dhe të prapambetur, më ka ndodhur edhe mua të ma kenë bërë këtë gjë.

Unë nuk e kam problem, për mua është fat, kaq e quaj unë, është fat që për fat të mirë kam gjetur individin, njeriun që unë kam dashur të kem në jetën time dhe që është ai bashkëshorti ideal për mua. Por as kjo kategori nuk duhet gjykuar, që ka gjetur një partner në jetë dhe i ka shkuar çdo gjë mbarë, as kategoria tjetër pastaj ta marrin në formën renditi, rreshtoji se nuk ka asnjë gjë se nuk është e pamoralshme.

Vajzat duhet ta mendojnë mirë se kujt i japin, dhe djemtë, se nuk dua ta ndaj vetëm vajzat, duhet ta mendojnë mirë kujt ia japin veten e tyre se nuk është thjesht fiziku, nuk është thjesht himeni kjo që po diskutojmë së bashku. Është edhe gjendja shpirtërore, ti i jepesh atij individi, kryen marrëdhënie me atë.

Dea Vieri: E para, njëherë, vajzat që janë të virgjëra që na ndjekin nga ekrani, nuk do të thotë që nuk janë të emancipuara, ne nuk jemi këtu për t’u thënë atyre që jeni të paemancipuara, të prapambetura etj. Në qoftë se ti e ruan virgjërinë tënde për arsyet e tua personale, për mua është komplet okej, mua nuk më bezdis fare si fakt.

Mua më bezdis kur ti, e vlerëson veten tënde më shumë dhe mendon se je më shumë se vajzat e tjera sepse je e virgjër. Mua kjo më bezdis. Në qoftë se ti, për shembull, mendon se je shumë më shumë se unë dhe e vlerëson veten shumë më shumë se unë për të vetmin fakt se ti ke patur partnerë seksualë më pak se sa unë, këtu kemi një problem.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera