Rozë

Modelja seksi bën deklaratën e papritur (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 08 September 2022

Modelja e njohur, Beniada Nishani, ka qenë e ftuar në Festivalin e 79 Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Kjo përvojë kaq e bukur e ka kthyer bukuroshen bionde pas në kohë, pasi ajo ka kujtuar një festival të shkollës ku ka marrë pjesë duke kënduar.

Ish-banorja e “Big Brother Vip” ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një foto ku duket shumë e vogël, në një skenë duke kënduar.

“Nga festivali i Venecias te festivali në San Giovanni Rotondo. Mami Linda ma tregoi këtë foto që kam kënduar dhe kërcyer në festivalin e shkollës. Nuk e di se çfarë këndoja sepse “parfumi im” nuk kishte dalë akoma. Kaq kisha”, ka shkruar Beniada krahas postimit.

-Advertisement-

Modelja nuk e la me kaq, pasi duke qeshur hodhi edhe një ngacmim për fansat e shumtë, duke shkruar:

“Shihemi së shpejti me një këngë”.

Më herët kujtojmë që Beniada zbuloi se ka qenë në promovimin e filmit “Don’t worry, Darling” që ka si aktor kryesor Harry Styles dhe regjisore partneren e tij Olivia Wilde.

Nishani publikoi një video në “Instagram” ku shihej me një fustan të zi të gjatë. Fustani ishte stil bust dhe kishte një të çarë në njërën këmbë që e bënte atë të dukej edhe më seksi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera