Rozë

Modelja ruse shtatzënë me Don Xhonin? Komentet që trazuan rrjetin (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 28 October 2021

Prej disa muajsh, Don Xhoni është përfolur për një lidhje të mundshme me modelen ruse, Ariana Lirey.

Edhe pse, asnjëri prej tyre nuk i ka adresuar publikisht këto thashetheme, dedikimet romantike ndaj njëri-tjetrit tregojnë se po shijojnë një romancë.

Madje në postimet në rrjetet sociale, modelja i është referuar vetes si Ariana Isufi, ndërsa ka bërë dhe një tatuazh me portretin e reperit.

-Advertisement-

Por tashmë duket se dyshja e ka çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër fazë pasi kanë bërë që ndjekësit të dyshojnë se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Në një foto që ka publikuar së fundmi në “Instagram”, modelja e quan veten si mama. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është komenti i reperit.

“Nëna më e mirë”, i ka shkruar reperi shqiptar ndërsa modelja ia ka kthyer: “babai i ardhshëm”. Sidoqoftë, shumë besojnë se kjo mund të jetë një “strategji” për më shumë vëmendje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera