Rozë

Modelja me famë botërore tani një e pastrehë

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 13 October 2020

Jeta e modeles 26-vjeçare, Elosia Fontes, ka marrë një kthesë të paparashikueshme. Nga një modele e famshme ka përfunduar në një endacake në rrugë.

Modelja, që u zhduk nga New York vitin e kaluar pas një karriere premtuese në botën e modës është gjetur duke u endur rrugëve të Rio de Janejros.

Ndoshta stresi i pasarelave dhe konfliktet e vazhdueshme me bashkëshortin e saj Andre Birlenu, bën që modelja të bënte këtë ndryshim radikal.

Një episod i ngjashëm kishte ndodhur dhe në fillim të vitit 2019, ku Elosia u zhduk për pesë ditë nga shtëpia dhe policia arriti ta gjente në një lagje jo shumë larg vendbanimit të saj.

Po në atë periudhë, bashkëshorti i saj kërkoi ndarjen, duke fituar kujdestarinë e vajzës së tyre 7-vjeçare. Ndarja la pasoja të rënda te modelja, e cila zgjodhi të braktiste punën dhe të zhdukej në fund të vitit 2019.

Kur u gjet nga policia, më 6 tetor, ajo ishte në një gjendje të mjerueshme, e veshur me një këmishë të pistë dhe zbathur.

Të tjera