Rozë

Modelja e njohur shfaqet e zhveshur, zbulon si i është transformuar trupi pas lindjes (Pamje)

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 26 April 2022

Modelja e famshme e kolme, Ashley Graham, nuk e ka problem në asnjë moment që të ekspozojë format e saj trupore. Edhe tani që ka vetëm pak kohë që është bërë nënë për herë të dytë, ajo ndan me miliona ndjekësit foto ku tregon se si është transformuar trupi i saj pas lindjes.

Gjinj të varur, bark të fryrë dhe lëkurë me strija. Ashley Graham tani nuk ka më trupin prej modeleje, por nuk e ka as kompleks ta postojë në rrjetet sociale.

Madje përkundrazi, modelja që njihet për tipin e saj të drejtpërdrejtë, ka dalë përpara pasqyrës e zhveshur dhe ka shkrepur disa foto.

-Advertisement-

“Përshëndetje, bark i ri. Ne kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Faleminderit”, shkruan Ashley në pozat e fundit në ‘Instagram”, të cilat janë pritur mjaft mirë nga fansat e shumtë.

Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2020 solli në jetë djalin e parë dhe vetëm përpara tre muajsh solli në jetë edhe dy djem të tjerë binjakë.

Modelja e famshme thuajse në çdo postim në rrjetet e saj sociale, inkurajon gratë që të duan trupin e tyre ashtu siç e kanë. Shumë fansa e falënderojnë për mesazhet e rëndësishme dhe domethënëse që ajo jep.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera