Rozë

Modelja e njohur ishte shtatzënë kur i’u nënshtrua operimit në gji

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 15 August 2020

Chrisy Teigen dhe John Legend po presin fëmijën e tyre të tretë dhe këtë gjë e konfirmuan në videoklipin e ri të Legend.

Modelja para pak kohe i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike në gjoks, por atë kohë nuk e dinte se ishte shtatzënë.

Në Twitter, një komentues e pyeti atë se si e kuptoi që ishte shtatzënë, ndërsa shkroi “Bëra testin e shtatzënisë para se të hyja në operacion. Tregonte se është negative, po nuk ishte”.

-Advertisement-

Ajo shton se çdo muaj ka bërë teste për shtatzëni, me shpresën që një ditë t’i dalë pozitiv dhe ashtu ndodhi.

“Pas shumë viteve, unë jam duke bërë testin e shtatzënisë pothuajse çdo muaj, duke u lutur që një ditë të jetë pozitiv. Fatmirësisht ashtu doli. Nuk kam pasur asnjë pozitiv më parë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera