Rozë

Modelja e famshme ‘dhuron’ orgazmën e saj

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 29 November 2022

Modelja e famshme, Cara Delevingne, ka zbuluar se i ka dhuruar shkencës orgazmën e saj për dokumentarin “Planet Sex”. Ky i fundit pritet të transmetohet këtë javë.

Në serinë e BBC, aktorja e njohur vizitoi një spital në Gjermani dhe dhuroi një mostër të gjakut të saj para dhe pas aktit, në mënyrë që të zbulojë se çfarë i bën orgazma kimisë së trupit të një personi.

Kjo matet përmes nivelit të endokannabinoideve, një kimikat që është treguar se promovon relaksim dhe redukton ankthin.

-Advertisement-

Duke folur në episod, Delevingne, e cila identifikohet si biseksuale, thotë:

“Unë jam këtu për të pasur një orgazëm dhe për t’ia dhuruar atë shkencës. Mendoj se dëshira seksuale e femrave është ndrydhur përfundimisht. Unë e di nga jeta ime dashurore se sa seksuale mund të jenë gratë, kështu që do të mendonit se në shekullin e 21-të burrat dhe gratë duhet të kenë jetë seksuale po aq të kënaqshme, apo jo?”, ka thënë modelja dhe aktorja e njohur.

Epo, përgatituni për një tronditje. Kur bëhet fjalë për orgazmën ka një hendek të caktuar gjinor. Shkencëtarët thonë se 95 për qind e meshkujve heteroseksual përjetojnë orgazëm gjatë marrëdhënieve seksuale, por gratë vetëm 65 për qind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera