Rozë

Modelja e bën shtatzëninë të duket e lehtë-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 10 December 2019

Ashley Graham është një nga modelet më të njohura, e cila nuk e ka aspak problem që të ekspozojë format e saj të kolme.

Edhe tani që është në pritje të ëmbël, 32-vjeçarja është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon barkun e rrumbullakosur.

Këtë të hënë ajo ka shkëlqyer në rrugët e Nju Jorkut, teksa u shfaq me një fustan të gjatë e të ngushtë që i nxjerrte në pah format e saj.

-Advertisement-

Ashley u shfaq me një fustan me lule dhe me një të çarë në njërën këmbë. Ndërkohë kishte veshur edhe një palë sandale me taka.

Ndërkohë make-up ishte i lehtë dhe kishte theksuar buzët me të kuqe.

Kjo dalje e nënës së ardhshme vjen pasi tregoi emocionet e para të shtatzënisë dhe foli për seksin me bashkëshortin e saj, Justin Irvin.

Ajo ka treguar se i pëlqen të lutet përpara se të bëjë dashuri, ashtu sikur edhe bashkëshortit të saj.

Gjatë intervistës për “A Little Late With Lilly Sing”, Ashley shtoi: “Thjesht bëni seks.

Bëni seks gjatë gjithë kohës. Edhe nëse s’jeni në humor, thjesht bëni seks”.

MILAN, ITALY – APRIL 25: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan looks on during the Serie A match between AC Milan and Genoa CFC at Stadio Giuseppe Meazza on April 25, 2012 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera