Modelja e akuzoi se e ndau nga i fejuari 2 muaj para dasmës, flet gruaja e futbollistit shqiptar: S’ishim shoqe të ngushta! Ja SMS që …
Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 30 October 2023
Bashkëshortja e futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha ka reaguar pas akuzave të modeles së njohur, Vesa Vllasaliu, e cila e akuzoi se e ndau nga i fejuari dy muaj para dasmës.
Edona Berisha ka deklaruar se kishte njohje me modelen, por nuk ishin shoqe të ngushta ashtu siç ka deklaruar Vesa.
“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë”, tha Edona Berisha në një intervistë për “Fol Shqip Show”.
Ajo pranoi faktin se modelja i ka dërguar mesazh babait të saj ku i thoshte që ‘vajza jote më ka marrë burrin”, por theksoi se me Mërgimin janë njohur kur ishin 17-vjeç dhe u lidhën bashkë kur ai ishte ndarë nga Vesa.
“Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe.
Shoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur.
Është e vërtetë që i ka shkruar babait tim dhe “vajza jote më ka marrë burrin”. Babai nuk ka reaguar fare dhe e di çfarë vajze kam. Ne nuk jemi sqaruar, s’kemi pasur kontakt”, tha bashkëshortja e Mërgim Berishës.
“Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, jemi takuar njëherë në Mynih, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt.
Unë nuk e dija që ata janë ndarë, isha me disa shoqe në Turqi dhe unë postova foto në Whatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar. Unë nuk e dija që ata ishin të ndarë, ai më tregoi që nuk ishin më bashkë”, rrëfeu ajo.
Modelja Vesa Vllasaliu, e cila është bërë pjesë e BBV Kosova, zbuloi në një intervistë se si ish-partneri, futbollisti Mërgim Berisha e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë.
Vesa Vllasaliu u shpreh se vuajti shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se tashmë Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte.
“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë.
Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën.
Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time.
Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”, tha modelja.
Vesa Vllasaliu tregoi se futbollistin e kishin parë me një vajzë në Gjermani, ndërsa vetë ishte në Zvicër dhe ishte një shoqe e saj i kishte treguar për këtë.
Në atë moment, ajo zbuloi se vajza në krah të të dashurit të saj ishte pikërisht mikja e saj më e mirë dhe i dërgoi mesazh babait të saj, duke i thënë se “vajza jote më ka marrë burrin”.
Kam nisur të shoqërohem me shumë turq që jetonin në Gjermani. E kisha një shoqe, e cila ishte në një grup të fansave dhe i tha njërit “Vesa është kthyer prapë me të”, thotë jo nuk është e mundur por po e pyes.
Më pyeti dhe i thashë “Jam në Zvicër në Gjermani”. Më përshkroi vajzën që ishte me ish të fejuarin tim dhe ma ndjeu zemra. I dërgova foto të saj dhe më tha që “po ajo është”.
I shkruajta asaj “çfarë njeriu je ti që do të dalësh me të fejuarin tim”, më tha që “kam dalë për ty, kam pasur edhe një shoqe”, ishte gënjeshtër normal. Ishte shqiptare nga Gjilani.
Unë i besova dhe i kam shkruajtur babait të saj “i thashë vajza jote më ka marrë burrin”. Por si naive, kur më tha që nuk është ajo, i shkruajta sërish babait të saj “më fal se nuk qenka e vërtetë”, u shpreh Vesa.Ndërsa zbuloi se futbollisti doli publikisht me shoqen e saj, dy javë pas ndarjes së tyre dhe në ditën kur kishin planifikuar dasmën ai postoi një emoji zemre për partneren e re.
“Dy javë pasi ne u ndamë, dolën publikisht. Jo në social media, por jashtë, dorë për dore. Kam ardhur në Kosovë, në korrik më duket edhe shoqja “hajde shohim instagramin e tij”, pamë një zemër, pikërisht atë ditë kur e kemi pasur dasmën. Mendova se akoma më do.
Mbas një muaji publikoi një Story me atë vajzën, njoha veshjen dhe duart, edhe unazën. Jo, ajo s’është më e mirë se unë. Ata janë martuar, kanë 1 vit. Plagët që kam mi mbushin njerëz të tjerë”, tha ajo.
PADIA
Pas ndarjes në vitin 2017, Vesa Vllasaliu akuzoi Mërgim Berishën për dhunë. Ajo pretendoi se futbollisti e kishte dhunuar, si edhe nuk e ka lejuar të marrte sendet personale në banesën ku jetonin së bashku.
Vllasaliu ngriti padi ndaj futbollistit në një Gjykatë në Anadoll, ku thuhet se ata jetonin së bashku që nga shtatori i vitit 2021 dhe planifikonin të martoheshin së bashku.
Në padi pretendohej se Berisha kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka nxjerrë me forcë nga banesa në Umraniye, ku jetonin së bashku.
Ajo shprehej se futbollisti nuk e kishte lejuar të merrte as rrobat dhe as sendet personale kur e dëboi me forcë nga banesa.
Sipas saj, sulmuesi kishte urdhëruar rojet e sigurisë që të mos e lejonin atë që të hynte më në shtëpi.
“Qëllimi i saj është të marrë sendet personale dhe të ndërpresë çdo marrëdhënie me palën tjetër. Megjithatë, klienti (Vesa Vllasaliu) mund të ekspozohet sërish ndaj dhunës nga pala tjetër (Mergim Berisha).
Përveç kësaj, ai ka përdorur fjalë fyese, sharje e ofendime ndaj avokatit”, shkruhej në padi, ku pretendohej se Berisha e kishte kërcënuar ish-partneren.Gjykata vendosi që futbollisti të mos afrohet për 2 muaj në banesën apo vendin e punës së ish-partneres së tij.
Gjithashtu, gjykata tha se Berisha nuk duhet të shqetësojë për dy muaj Vllasaliun përmes mjeteve të komunikimit, apo mjeteve të tjera, dhe nëse konstatohet se ai nuk respekton vendimin atëherë do të dënohet me 3 deri në 30 ditë burg.
AKUZAT
Pas ndarjes nëpërmjet një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter” modelja ka shkruar se në 3 vite lidhje, 2 vite fejesë dhe jetesë prej 1 vite e gjysmë sulmuesi Berisha e ka nxjerrë nga shtëpia dy muaj para dasmës.
Gjithashtu Vllasaliu me anë të një komenti ka deklaruar se 24-vjeçari vinte në orën 4 të mëngjesit i alkoolizuar:
“3 vite lidhje, rreth 2 vite fejesë, jetuam 1.5 vjet bashkë dhe më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës sepse faktet ishin shumë të rënda për të.
3 javë pasi mbaroi lidhja jonë, njerëzit e panë atë me dikë të ri dhe tani ai është hapur në rrjetet sociale. Nuk mund të lihet vetëm një grua në shtëpi deri në 4 të mëngjesit. Paç fat me alkoolin”, shkroi Vllasaliu.
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...