Rozë

Modelja braziliane “tradhton” Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 01 September 2020

Ndonëse është argjentinas, Lionel Messi ka adhurueset e tij edhe në Brazil, ku më e njohura ndër to është Miss Boom Boom në vitin 2019, 30-vjeçarja Susy Cortez.

Kjo e fundit e ka shprehur hapur simpatinë për “Pleshtin” argjentinas, por edhe klubin katalan të Barcelonës, për të cilin deklaroi se e ndjek që kur ishte fëmijë dhe në të luanin futbollistë të njohur brazilianë.

Megjithatë tani duket se Susy është gati të “tradhtojë” katalanët” dhe të ndjekë Lionel Messin, pasi është shprehur për mediat rozë braziliane se do të bëjë tifo për skuadrën e re të yllit argjentinas, kushdo qoftë ajo.

-Advertisement-

Kujtojmë që Messi ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Barcelona dhe nuk është paraqitur në klub për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa në ditët në vijim pritet të arrihet edhe marrëveshja për “divorcin” me klubin katalan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera