Rozë

Modelja 18-vjeçare nuk përmbahet ndaj rreperit të njohur, “fërkohet” pas tij në një nga clubet e Tiranës

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 15 January 2020

Clubet e natës në Tiranë, në shumicën e rasteve na dhurojnë pamje në të cilat vihet re qartë “harbimi” i të rinjve.

Mirëpo, ndodh që këto pamje të dhurohen edhe nga personazhe të njohur të shoëbizzit shqiptar.

Serena Sula, vetëm 18-vjeç, është një nga modelet e njohura në Shqipëri, dhe tashmë edhe pjesë e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja.”

-Advertisement-

Mbrëmjen e së dielës duket se Serena nuk i ka rezistuar dot prezencës së rreperit të njohur, Getinjos. Teksa ai ka qënë duke dalë nga një ndër clubet më të njohura të Tiranës, modelja i është afruar dhe ka filluar “të fërkohet” pas tij.

Personat rreth Getinjos, janë munduar që ta sprapsin modelen, por ajo është e vendosur që t’i afrohet atij sa më shumë. Rreperi nuk e ka pritur këtë situatë, por nuk e ka lënë mangët zgjatjen e duarve.

Videoja është publikuar edhe nga vetë modelja, e cila numëron një numër të madh ndjekësish në Instagram.

Nuk dihet si kanë shkuar gjërat më pas, por mesa duket 18-vjeçarja qenka një fanse e zjarrtë e rreperit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera