Opinione

Modeli rus i oligarkisë kosovare

Autori: Vigan Qorrolli 16:00 | 31 August 2020

Në Kosovë, nuk janë biznismenët, shtresa më e pasur e shoqërisë. Janë politikanët.

Lidhjet e pashkëputshme mes tyre dhe biznismenëve të kamufluar prej tyre, prapa të cilëve qëndrojnë vetë, janë treguesi më i mirë i varfërisë së këtij populli dhe keqqeverisjes 20 vjeçare të kësaj kaste pa dinë e pa imanë.

Kompania Devolli — të cilës pushteti aktual ia “trashi mirëqenien” me monopol në fushën e testeve rapide për C19 — shumë shpejt mbase do ta shnderrojë veten edhe në kategori kushtetuese.

-Advertisement-

Amandamenti i ri kushtetues që pritet të votohet nga të kapurit politikanë prej vëllezërve Devolli, pritet të jetë ky:
“Republika e Kosovës është shtet i ekonomisë centraliste e tipit të mbyllur, ku çdo vendimmarrje, tender, kompani publike, ose çfarëdo e mire tjetër publike, në fushën biznesore i takon kompanisë Devolli Sh.P.K.”
Kjo është oligarkia. E tipit rus. Alla Putin.
Një oligarki si kjo me ryshfet të pakufizuar politik. Këta të pa udhë e të pa fre — që i hanë 15 mijë euro dreka, sepse shumicën syresh, të pa brekë i gjenë darka — nuk i bëjnë hesap 200 euro për më të varfërit e Evropës. Madje thonë cinikisht “çka janë për merakli 200 copa.” Sepse për sojin e tyre 200 euro janë një “fije kashte.”
E dy milion kosovarët që këta i rjepin në ditë për diell, pa turp e pa ligj, vazhdojnë të jetojnë më së keqi në Evropë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera