Lifestyle

Modeli më i rehatshëm i çizmeve për vjeshtë: Përshtaten me çdo rrobë dhe për çdo rast! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 23 September 2017

Detaji elegant të cilin çdo femër dëshiron t’i ketë këtë sezon.

Vjeshta është periudhë e ombrellave, esharpave, manteleve të holla dhe këpucëve shumë të bukura.

Zyrtarisht është koha e tyre. Ato do i shohim kudo, në të gjitha ngjyrat, në të gjitha modelet, në të gjitha gjatësitë, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Këtë sezon, vëmendjen më të madhe do ta tërheqin çizmet me toja. Qoftë të jenë ato të cekëta apo të thella, a lidhin tojat tërë këmbën apo vetëm janë për zbukurim, nuk është me rëndësi – ato janë detaje elegante të vjeshtës së sivjetme!

Në ofertë janë modelet më të ndryshme – nga ato të rrafshëta klasike deri te takat e larta të madhësisë mesatare të damave.

Meqë modelet do të jenë vërtet të llojllojshme, zgjidhni atë palë çizmesh që më së shumti përshtaten me shumicën e gardërobës dhe do të jeni të gatshme për vjeshtë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera