Lifestyle

Modeli i flokëve që do të jetë trendi kryesor në botën e modës së flokëve!

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 30 August 2017

Stilimi i flokëve që këtë vjeshtë do të jetë trendi kryesor në rrjetin social Pinterest është i njohur për mbështetjen e trendeve të ndryshme. Këtë herë, bëhet fjalë për stilimin e flokëve që është pëlqyer nga një numër i madh i përdoruesve dhe që sigurisht do të bëhet tendenca më e madhe e modës në vjeshtë!

Pinterest ka vendosur të zbulojë se cili stilim i flokëve është më i popullarizuari në mesin e përdoruesve të saj. Pra, më shumë se 80.000 prej tyre ishin të kënaqur me një lob dhe shumë teksturë. Pjesa tjetër kishin zgjedhur për bob të gjatë, që ishte për një kohë një nga stilimet më të njohura.

Ku qëndron hijeshia e tij? Ndoshta është shumë më lehtë për t’i mirëmbajtur ashtu flokët dhe e përshtatshme për çdo femër, pavarsisht nga forma e fytyrës.

-Advertisement-

Lexoni edhe këtë:   Dietë treditore për humbje të shpejtë peshe

Por, ky lloj modeli nuk mund të quhet edhe aq klasik. Bëhet fjalë për prerje shumë nivelëshe apo të shkallëzuar, me shumë teksturë dhe skaje që kanë efekt ombre- më të zbehtë.

Për shkak të këtyre specifikave, modeli i lartpërmendur është pëlqyer nga shumë përdorues në Pinterest, duke e shpallur si modelin më ideal të vjeshtës./femra.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera