Pas xhaketave bëni mirë të nxirrni palltot, e nëse ka ardhur koha të blini një të re keni klikuar arikullin e duhur. Fotogaleria e mëposhtme mbledh modelet më të bukura e ne do të ndajmë me ju disa nga tendencat e fundit.
Chic, elegante lehtësisht të kombinueshme, oversive ose jo palltot e këtij sezoni do të kënaqin çdo shije e stil. Nga bezha klasike në stilin Audrey Hepburn e deri tek ngjyrat më intensive si burgundy apo jeshile ulliri, palltot në të gjitha këto nuanca do të jenë IN.
Si gjithmonë e zeza është ngjyra që do të mbizotërojë, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të guxoni! Materialet variojnë nga leshi e deri tek kamoshi. Mund të zgjidhni një pallto njëngjyrëshe ose të qendisur, të gjatë apo të shkurtër e rëndisshme është që ju të ndiheni mirë tek e mbani veshur.