Lifestyle

Moda, çfarë të veshësh në plazh

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 10 May 2018

Nëse më parë mjaftonte të vishnit një bluzë sipër gjatë qëndrimeve në plazh, mund të hanim dhe çokollatë pa e vrarë mendjen se na fryhej barku, ka ardhur koha që duhet ndryshuar regjim.

Rreziku të dukeni qesharak, apo frika se nuk je në lartësinë e duhur për një ditë plazhi shmanget me këto këshilla. Ndiqni galerinë!

Të bardha, të bardha, të bardha… për të mos gabuar kurrë, çfarëdoqoftë ajo një bluzë e madhe që të zbulon shpatullat, një palë pantallona, të shkurtra, s’ka rëndësi. E bardha fiton gjithmonë.

-Advertisement-

Një shall plazhi që mund ta lidhni si të doni, qoftë në bel, apo në qafë. Fokusohuni në ngjyra të ndezura, si portokallia apo e verdha.

Për të theksuar dekoltenë dhe të heqësh vëmendjen nga barku dhe beli truporet janë më së miri. Elegante që fshehin zonat kritike të trupit, dhe mund të luani dhe me ngjyrat.

Me vija, që nuk dalin kurrë nga moda, qoftë horizontale, vertikalë apo diagonale. Apo qoftë dhe një t-shirt me vija që mund ta kombinoni me xhinse të ngushta. Vijat janë perfekte dhe për bikini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera