Lajme

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë dorëzohet të hënën, mund të votohet gjatë javës së ardhshme! (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 04 May 2017

NISMA për Kosovën ka siguruar 41 nënshkrime të deputetëve dhe tashmë i ka votat e mjaftueshme që mund ta dërgojë në kryesinë e Kuvendit mocionin e mosbesimit ndaj Kryeministrit, Isa Mustafa.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi në një prononcim për Gazetën Monitor ka thënë se mocioni për rrëzimin e Qeverisë do të dorëzohet në Kuvend të hënën.

Mbledhjen e 41 nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë, Krasniqi e ka quajtur këtë si suksesi i parë i kësaj nisme, ndërsa suksesi i dytë do të varet nga deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Tutje Krasniqi thekson se për rrëzimin e Qeverisë duhet të jetë dakord shumica e thjesht e deputetëve.

“Duhet të bisedojnë, kryetari me deputetët por shpresoj që kah e hëna të ishte kërkesa e dorëzuar për seancë. Mosbesimi shprehet në shumicën e thjesht të deputetëve”, ka thënë ndër tjerash Krasniqi.

Ndërsa në rregulloren e Kuvendit thuhet se mocioni duhet të vihet në rend dite jo më vonë se pesë ditë dhe jo më herët se dy ditë nga dita e parashtrimit të tij.

Që të arrihet qëllimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë, ai duhet të merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

E në rast se mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, atëherë Qeveria konsiderohet në dorëheqje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera