Lajme

Mocioni, opozita po dështon qe 10 muaj

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 13 October 2018

Partitë opozitare qe dhjetë muaj nuk po arrijnë t’i sigurojnë votat e nevojshme për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”. Për të kaluar mocioni opozitarëve u nevojiten edhe katër vota të deputetëve të koalicionit qeverisës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Vetëm tre muaj pasi kryeministri Ramush Haradinaj kishte marrë detyrën si shef i Qeverisë së Kosovës, në dhjetor të vitit të shkuar, përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kishin nisur ta përmendnin ngritjen e mocionit për rrëzimin e ekzekutivit.

Ndonëse tashmë kanë kaluar 10 muaj që nga atëherë, partia më e madhe opozitare nuk ka bërë ende asnjë hap konkret që do të çonte drejt rrëzimit të Qeverisë, rrjedhimisht çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

-Advertisement-

Megjithatë, zyrtarë të këtij subjekti po vazhdojnë të zotohen se shumë shpejt do t’i japin fund Qeverisë aktuale.

Në anën tjetër, edhe pjesa tjetër e opozitës tashmë është deklaruar në mbështetje të një mocioni të mundshëm për rrëzimin e Qeverisë, porse problem në këtë drejtim po vazhdojnë të mbesin numrat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera