Fokus

Mobilizohet Serbia për zgjedhjet në Kosovë, kandidojnë edhe kriminelët e luftës

Autori: Halil Berisha 16:38 | 27 May 2020

Zgjedhjet parlamentare në Serbi është planifikuar që të mbahen më 21 Qershor.

E ende pa u marrë vendimi nëse ato do të lejohen edhe në Kosovë, sikurse edhe herave të kaluara ku kanë votuar nëpër stacione votimi, ani se shtet tjetër, Serbia është mobilizuar edhe për këto të vitit 2020, shkruan gazeta inFokus.

Madje, nëpër komunat me shumicë serbe, ka filluar të shpërndahet edhe një link.

-Advertisement-

LINKU NË FJALË:

https://upit.birackispisak.gov.rs/

Këtu, në linkun që po shpërndahet tek qytetarët e komunitetit serb që janë në Kosovë, ata mund të shohin vendin se ku do të votojnë.

E në këto zgjedhje, mandatin e deputetit të Serbisë, po e synojnë edhe dy kriminel lufte, shkruan gazeta inFokus.

Një nga ta është i njohuri me emrin “Kapiten Dragani”, Dragan Vasiljkovic, i cili në Serbi shkoj këtë 28 Mars pasi kreu dënimin me burg në Kroaci, për krimet që kishte bërë atje në vitin 1991.

Krimineli tjetër që do të garoj për deputet në Serbi është Vojislav Seselj, i cili ishte dënuar në Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për krimet e kryera në Kroaci në vitin 1992.

Sheshej, deputet ishte edhe në legjislaturën e kaluar në Serbi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera