Lajme

Mobilizohet Policia, edhe civilet po i mbikëqyrin respektimin e masave anti-COvid

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 31 August 2021

Policia e Kosovës është duke mbikëqyrur zbatimin e masave anti-Covid.

Madje për të shikuar zbatimin e këtyre masave, kanë dalë edhe policët civil, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi për media.

-Advertisement-

“Policia e Kosovës sipas planit operacional për parandalimin e pandemisë COVID-19, ka angazhuar në terren zyrtarët policorë në rroba civile, të cilët do të operojnë në nivel vendi.
Të njëjtit do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga ana e qytetarëve, respektimin e masës për vetë-izolimi të personave që nënshkruajn deklaratën nën betim për vetë-izolim si dhe do të jenë prezent në ambiente më shumë të frekuentuara”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë./Gazeta Infokus/.

 



Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera