Fokus

Mobilizohet “Isa Boletini”, Universiteti i Mitrovicës nis punën me 10 tender, mbi 400 mijë euro

Autori: Halil Berisha 12:51 | 26 May 2020

Tash në kohën kur po po zvogëlohet numri i të infektuarve me koronavirus, po bëhet edhe lehtësimi i masvave, duke bërë që të fillojnë funksionimin edhe shumë institucione që ishin ndalë.

E punën, fuqishëm si duket e ka nisë edhe Universitet i Mitrovicës “Isa Boletini”, shkruan gazeta inFokus.

Këta, për një ditë kanë publikuar plot 10 tenderë, nga të cilët, kanë planifikuar që të shpenzohen mbi 400 mijë euro.

-Advertisement-

Për Dezinfektim emergjent të krejt hapësirave të këtij universiteti janë planifikuar 3 mijë euro, ndërsa për furnizim me ID kartela, ribona e pajisje tjera 9 mijë e 990, shkruan gazeta inFokus.

Për furnizim me pajisje të TI. Telefonia VOIP, janë ndarë 23 mijë euro ndërsa për sinjalizues digjital 9 mijë e 950.

80 mijë euro janë ndarë për të përmirësuar e gjelbëruar ambientin e jashtëm dhe 15 mijë e 450 të tejra për softëere për gjeoshkencë, shkruan gazeta inFokus.

Me 30 mijë euro planifikohet që të ndërtohet porta hyrëse, ndërsa 124 mijë euro janë ndarë për inventar në bibliotekë, hapësirë të studentë ve, ekspozitë të kristaleve e hapësira tjera.

106 mijë euro tjera janë ndarë për tu furnizuar me kompjuter, tavolinë e lloptop, ndërsa 9999 euro për të bartur e vendosur pajisje laboratorike.

Për krejt këta tenderë që në total janë planifikuar të shpenzohen 411 mijë e 389 euro, e që u publikuan brenda një dite, gazeta inFokus, ka biseduar edhe me shefin e zyrës për informim të këtij unviersiteti, Ahmet Jasharin.

Ky ka thënë për inFokusin se arsyeja e publikimit të krejt këtyre tenderëve brenda dite është që tash ka filluar punën administrata, e që deri tash ishin veç për punë urgjente.

“Po, për tre muaj ishim të mbyllur e nuk punonim, tash kemi filluar punën këtë javë, e që të jemi në hap me kohën, pasi projektet nuk ishin bërë deri tash, në këto muaj, administrata i ka përgatitur njoftimet për të hapur tenderët për punët që ishin planifikuar të kryhen”, ka thënë Jashari./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera