Lajme

Mobilizohet Gruevski. Ja çka vendosi mbrëmë Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 03 May 2017

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së mbrëmë në orët e vonta ka mbajtur takim në të cilën është diskutuar për situatën aktuale politike, dhe një orë pas kanë dërguar komunikatë për mediat përmes të cilës ata e dënojnë përpjekjen e paligjshme për të zgjedhur kryetar të Kuvendit, i cili, siç thonë ata, paraqet dhunë mbi institucionet, Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren, njofton TetovaSot.

“Mos respektimi i Kushtetutës dhe mos respektimi i shtetit të Republikës së Maqedonisë mund të paraqet praktikë të rrezikshme të devalvimit të shtetit dhe institucioneve”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së gjithashtu ka dënuar veprimin e deputetëve Goran Misovski dhe Ferid Muhiq, të cilët udhëhoqën mbledhjen dhe procesverbalet për shpalljen e Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit.

-Advertisement-

“Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE dënon sjelljen e tyre të paligjshme ndaj deputetëve Goran Misovski dhe Ferid Muhiq të cilët me veprën e tyre të paligjshme dërguan provokim tek qytetarët e Maqedonisë dhe ata për këtë sjellje kriminale duhet të përgjigjen. Vetëm dënimi i rëndë i një sjelljeje të tillë anti- shtetëroe do të parandalojë përsëritjen e shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve”, përcjell TetovaSot deklaratën e Komitetit Qendror të partisë së Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE.

Para përfundimit, Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së i dërgoi apel deri tek udhëheqësia e socialdemokratëve, sepse siç thonë ata, pamëdyshje dhe plotësisht të braktisin platformën e Tiranës, e zhvilluar, e promovuar dhe pranuar në vendin fqinj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera