Lajme

MMPH do t’ia paguajë borxhin komunës së Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 23 January 2018

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, deklaroi sot gjatë takimit me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, se kanë arritur marrëveshje për pagesën e borxhit që ka kjo ministri ndaj komunës së Prishtinës e që kap shifrën 7 milionë euro, ku deri tani janë kthyer 800 mijë euro.

Reshitaj tha se çdo përgjegjësi do ta marrin me përkushtim, pasi duan të krijojnë një bashkëpunim pozitiv me komunën e Prishtinës.Lidhur me këtë çështje i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti bëri të ditur se me krijimin e një plan të pagesave do të tërheqin të gjitha paditë ndaj kësaj ministrie.

Ndryshe, ministrja Reshitaj tha se gjatë këtij takimi me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë biseduar edhe për çështje që i minimizojmë problemet për qytetarët e kryeqytetit.

-Advertisement-

Ajo bëri të ditur se projekti për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza do të kushtojë rreth 86 milionë euro, derisa ministria që ajo udhëheq ka ndarë 3 milionë euro për këtë projekt, ndërsa Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 milionë euro, dhe pjesë tjetër është donacion nga thesari Francës.

Me qëllim të rritjes së cilësisë së ajrit, ministrja Reshitaj tha se do të punojnë me përkushtimin për ndërtimin e unazës së brendshëm në kryeqytet. Reshitaj po ashtu tha se gjatë këtij takimi u dakorduan edhe për ndërtimin e deponisë për mbeturinat inerte ku si ministri për vitin 2018 kanë ndarë 50 mijë euro për projektin që do të kushtojë rreth 350 mijë euro.

Futja në funksion e gjobave mandatore dhe krijimi i policisë së gjelbër, krijimi i zonave të gjelbra në kryeqytet ishin po ashtu temat e takimit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se takimet si ky janë me interes kur është në pyetje cilësia e jetës së qytetarëve, derisa potenconi se asnjëherë më parë nuk ka pasur përkrahje më të madhe nga qeveria se sa gjatë këtij mandati. Ahmeti projektin për ndërtimin e unazës së brendshme e konsideroi si një projekt kapital që do të shkarkonte qendrën e qytetit dhe pritet të përfundojë në pesë vitet e ardhshme.

Ai po ashtu tha se projekti për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza do ta zgjidhë problemin e kanalizimit edhe për 50 vitet e ardhshme.

Ahmeti po ashtu se si komunë e Prishtinës po punojnë në ndërtimin e një strehimore për qentë endacak për të eliminuar rreziqet për qytetarët e kryeqytetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera