Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ferat Shala dhe kryetari i komunës se Lipjanit Imri Ahmeti nënshkruan të premten memorandumet për projektet Ujësjellësi në Gadime dhe hapja dhe pastrimi i shtratit të lumit Sitnica.
Projekti i parë kap vlerën 20 mijë euro dhe synon rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Gadime, ndërsa projekti i dytë hapja dhe pastrimi i shtratit të lumit Sitnica në vlerë prej 170 mijë euro.
Me këtë rast, ministri Shala theksoi se me nënshkrimin e këtyre dy memorandumeve të përkrahura financiarisht nga MMPH-ja do të ndihmohet Komuna e Lipjanit në realizimin sa më të suksesshëm të dyja projekteve që do të kontribuojë në mirëqenien e qytetarëve të Lipjanit dhe mbrojtjen e resurseve natyrore, siç është projekti i pastrimit të lumit Sitnica