Lajme

MMPH do përfshirjen e BIK-ut në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 10 September 2018

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot, është pritur nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava me ç’ rast kanë biseduar për aksionin “ Ta pastrojmë Kosovën”, i cili fillon më 15 shtator 2018, njofton kumtesa, trasnemton Koha.net .

Gjatë këtij takimi, Matoshi ka kërkuar nga Myftiu Tërnava përfshirjen e BIK-ut në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, me qëllim të përmirësimit të mjedisit për qytetarët e Kosovës.

“BIK-u është institucion i respektuar, ka 800 xhami dhe në të gjitha xhamitë do të ketë thirrje për pastrim. Ne me BIK-un do të bashkëpunojmë në të gjitha fushat, mirëpo për këtë temë na bashkon pastërtia e vendit tonë”, deklaroi Matoshi.

-Advertisement-

Myftiu Tërnava premtoi mbështetje për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera