Sport

Mesazh falënderues nga futbollistët e Prishtinës që vijnë nga Shqipëria (FOTO LAJM)

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 28 November 2019

Komuniteti sportiv në Kosovë nuk ka qëndruar duarkryq pas tragjedinë që e goditi Shqipërinë me tërmetin e ditës së martë e ku deri më tash janë regjistruar dhjetëra viktima ndërkohë që janë lënduar mbi 700 njerëz.

Klubi më i madh kosovar, FC Prishtina në krye me Remzi Ejupin i kanë qëndruar pranë familjeve të dëmtuara. Pas takimit me udhëheqës të vendit, kryetari Ejupi ka shprehur gatishmërinë, ashtu siç përherë ka qëndruar pranë shtetit shqiptar, të ndihmoj me aq sa ka mundësi dhe nevojë.

Ndërkohë skuadra e Prishtinës ka grumbulluar rreth 30 pako në vlerë rreth 1.000 euro me gjëra ushqimore dhe gjësende tjera elementare – ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

-Advertisement-

Sot u zhvillua ndeshja e 1/16 së Kupës ndërmjet Prishtinës dhe Minatorit të Magurës (4:0). Para ndeshjes, 3 përfaqësuesit e skuadrës nga Shqipëria, trajneri Artan Luzi, mesfushori Ardit Hila dhe portieri Eglant Haxho, duke shpalosur pano, kanë falënderuar Kosovën dhe “Plisat” për mbështetjen e madhe dhënë të prekurve nga tërmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera