Sport

Më këtë rezultat është mbyllur ndeshja miqësore, Shkupi – Flamurtari

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 16 January 2020

Flamurtari nga Prishtina ka luajtur baras 0-0 me skuadrën e Shkupit në një ndeshje miqësore të zhvilluar sot në kryeqytetin e Maqedonisë Veriore, shkruan Gazeta inFokus.

Të dy skuadrat janë në vlugun e përgatitjeve për stinorin pranveror dhe kjo ndeshje i ka shërbyer të dy trajnerëve për të parë nga afër formën fizike të futbollistëve.

Shkupi po përgatitet sa më mirë për elitën e futbollit maqedonas, ndërsa Flamurtari po i bënë gati bateritë për të siguruar mbijetesë në Superligë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera