Sport

Mbyllen ndeshjet, Drenica – Ballkani dhe Drita – Flamurtari

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 15 May 2019

Kanë përfunduar dy takimet e para të ditës së sotme në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Drenica dhe Ballkani i kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1 në duelin e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Të besuarit e Tahir Lushtaku kaluan në epërsi të parët me golin e shënuar nga Hysen Tahiri në minutën e 40′, ndërsa mysafirët e barazuan rezultatin me anë të Jetmir Topallit në minutën  e 49′ për rezultatin përfundimtar 1-1.

-Advertisement-

Pas këtij barazimi as Drenica e as Ballkani nuk e kanë të siguruar mbetjen në Superligë pa barazh.

Flamurtari ka shënuar fitore shumë të rëndësishme si mysafir i Dritës me rezultat 2-1.

Të drejtuarit e Arsim Thaqit arritën ta përmbysin rezultatin në pjesën e dytë me golat e realizuar nga Shend Kelmendi dhe Agron Bruqi, pasi fillimisht të parët kishin kaluar në epërsi vendasit me golin e Klajdi Burba.

Flamurtari me këtë fitore edhe zyrtarisht e ka siguruar mbetjen në Superligë, ndërsa Drita kohe me parë e kishte blinduar pozitën e katër ne tabelë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera