Sport

Manchester City dhe Atalanta kualifikohen në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 11 December 2019

Manchester City ka fituar si mysafir i Dinamos së Zagrebit me rezultat 4-1, në duelin e fundit në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Të drejtuarit e Pep Guardiolas edhe pse e kishin siguruar javë më parë kalimin tutje, ata kanë triumfuar midis Zagrebit.

-Advertisement-

Gabriel Jesus realizoi Hat-Trick për Cityn, kurse golin e katërt e shënoi Foden, ndërsa golin e vetëm për vendasit e realizoi Olmo.

Manchester City e ka mbyllu fazën e grupeve në vendin e parë me 14 pikë në Grupin C, ndërsa Dinamo e Zagrebit ka përfunduar e fundit me vetëm 5 pikë nga 6 ndeshje të zhvilluara.

Nga ky grup është kualifikuar edhe Atalanta që ka fituar po ashtu si mysafire ndaj Shahktar Donetskit me rezultat 3-0.

Castagne, Pasalic dhe Gosens realizuan për mysafirët, gola këto që e dërgojnë Atalanten në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Atalanta e ka mbyllur grupin në pozitën e dytë me 7 pikë, kurse Donetski ka përfunduar i treti me 6 sosh dhe do ti vazhdoj garat në Evropa Ligë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera