Lajme

MKRS zyrtarisht njeh gjithë punën e vullnetarëve

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 06 December 2018

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Kuvendi i të rinjve të Kosovës “Njihu me vullnetarët e vitit”, bëri të ditur se për herë të parë MKRS zyrtarisht ka vendosur të njohë gjithë punën e vullnetarëve.

Qëllimi i këtij organizmi ishte prezantimi i punës së bërë gjatë vitit 2018 nga ana e vullnetarëve së bashku me aktivitetet e organizatave partnere përmes prezantimeve në këndin e ndarë për promovimin e punës së tyre vullnetare.

Ministri Gashi tha se MKRS dhe UNICEF-i kanë krijuar një data bazë që do t’i ndihmojë të rinjtë të kryejnë punët vullnetare.

-Advertisement-

“Për herë të parë në Kosovë kemi vullnetarë të certifikuar edhe është një fakt që brenga e të rinjve që kanë pasur  kur kanë aplikuar për punë ju është kërkuar përvoja e punës në tanimë përmes kësaj data baze kemi arritur që punën vullnetare ta njohim si përvojë pune”, tha ai.

Ministri Gashi tha se MKRS-ja është në finalizim të strategjisë për rini, e cila u përshtatet kërkesave të të rinjve, ku për herë të parë do të jetë një fond rinor dhe  të ndahet një buxhet për të gjitha organizatat që kryejnë punë vullnetare.

“Sukseset dhe rezultatet janë te të rinjtë. Fuqia e një shteti është rinia”,  tha ai.

Ndërsa, Kastriot Luma, kryetar i Kuvendit të të Rinjve, tha se qëllim i KRK-së është përgatitja e të rinjve për sfidat që ata do t’i kalojnë gjatë jetës së tyre.

“Qëllim i joni është përgatitja e të rinjve për sfidat që ata do ti kalojnë gjatë jetës së tyre si dhe për ti përgatitur ata në vendimmarrje. E gjithë kjo arritët në bashkëpunim. Sot kemi nevojë për një rini idealiste brenga e së cilës është e ardhmja e shtetit tonë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera