Lajme

MKRS: Vënia e rinisë në qendër të zhvillimit

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 16 May 2023

Strategjia Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Plani i Veprimit 2024-2026, ka hyrë në fazën fillestare të hartimit, njoftojnë nga MKRS.

Bëhet e ditur se procesi është prezantuar sot para krerëve institucionalë, partnerëve strategjikë, deputetëve, zëvendësministrave, shoqërisë civile dhe pjesëmarrësve nga sektori i rinisë dhe se kryeministri Kurti e vlerësoi atë si dokumentin kryesor orientues afatgjatë për qeverinë karshi rinisë “ngase është strategji që na orienton drejt zhvillimit dhe është një mjet reformë për politikëbërje ndërsektoriale”.

Ndërkaq, ministri Çeku ritheksoi se hartimi i këtij dokumenti që vlerësoi se o të na tregojë shtegun drejt zhvillimit të qëndrueshëm për të gjithë të rinjtë, po bazohet në studimet e fundit dhe praktikat më të mira në dispozicion.

-Advertisement-

Koncept dokumenti është artikuluar në mënyrë shumë konstruktive për tejkalimin e sfidave me të cilat përballen të rinjtë në vend, shtoi Arnhild Spence, koordinatore e UNKT-së për Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera