Lajme

MKRS trajnon zyrtarët e rinj

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 16 June 2017
Zyrtarë të rinj nga shtatë komuna të Kosovës kanë qenë pjesëmarrës në trajnime, që do t’u shërbejnë për planifikim të projekteve gjatë punës së tyre të përditshme.
Përmes punëtorive, pjesë e një projekti të mundësuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve (MKRS), këta zyrtarë kanë pasur mundësi që të marrin njohuri më të hollësishme lidhur me planifikim strategjik të projekteve.

Vedat Jashrit nga Departamenti i Rinisë në MKRS ka thënë se gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti, kjo ministri ka financuar një organizim të punëtorive trajnuese me temën “planifikim strategjik”, me fokus ngritjen e kapaciteteve tek zyrtarët e rinj.

“Departamenti i Rinisë në MKRS, duke u bazuar në Strategjinë Kosovare për Rininë 2013-2017 dhe Planin e Veprimit për Rini 2016-2017, ka për prioritet mbështetjen e nivelit komunal. Gjatë muajit Prill dhe Maj 2017 ka financuar organizimin e punëtorive trajnuese në temën ‘planifikim strategjik’ me synim ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve rinorë komunalë, këshillave të veprimit rinor lokal, qendrave rinore dhe organizatave tjera jo-qeveritare rinore”, ka thënë Jashari.

Ai ka bërë të ditur se përfitues nga ky program kanë qenë të gjitha komunat e Kosovës të ndara në gjashtë rajone dhe rreth 150 pjesëmarrës kanë përfituar nga këto punëtori.

-Advertisement-

Qëllimi i këtyre punëtorive, sipas Jasharit, ka qenë ngritja e kapaciteteve të komunave për performancë më të mirë në ekzekutimin e detyrave të tyre të punës përmes planifikimit strategjik.

“Projekti ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të komunave për përformancë më të mirë si instrument sot i domosdoshëm për arritjen e objektivave të dëshiruara të këtyre institucioneve për realizimin sa më efektivë dhe efikas të programeve/projekteve që do të implementohen në të ardhmen”, ka thënë ai.

Jashari gjithashtu ka potencuar se punëtoritë janë organizuar në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Vushtrri, Gjilan dhe Ferizaj dhe në secilin qytet janë mbajtur për 5 ditë. Trajnime të tilla, siç ka bërë të ditur Jashari, do të vazhdojnë edhe më tej.

19250349_10154595136727091_2043428036_o

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera