Lajme

MKRS-ja mbështet punën e Teatrit Kombëtar

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 28 April 2017

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështet punën dhe funksionimin e pavarur të Teatrit Kombëtar të Kosovës, si dhe të gjitha institucioneve nacionale të kulturës së Kosovës.

MKRS- ja vlerëson se liria krijuese dhe funksionimi i pavarur i institucioneve të kulturës s’ mund të cenohen në asnjë rast.

“Vendimmarrja dhe funksionimi i pavarur i institucioneve janë vlera themelore të shoqërisë tonë”, thuhet në reagimin e MKRS-së.

-Advertisement-

Më tej thuhet se teatri Kombëtar i Kosovës, nëpërmjet mekanizmave të tij vendos në mënyrë të pavarur për repertorin dhe realizmin e tij.

MKRS- ja vlerëson se askush s’ ka të drejt të ndërhyjë në punën e pavarur të TK- së, dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse, që të garantojnë kushte normale për punë. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera