“M’ka rrahur shtatzënë, m’ka gjuajt përtokë me djalin në krah” – Betime Baftiu rrëfen për dhunën nga burri
Autori: Gazeta inFokus
09:52 | 06 Tetor 2021
Betime Baftiu ka rrëfyer dhunën që ka pasur nga ish-bashkëshorti i saj, përgjatë periudhës derisa kanë qenë të martuar.
Baftiu ka treguar se në fillim është frikësuar se njerëzit mund ta paragjykojnë, por më vonë e ka lajmëruar bashkëshortin në polici.
“Ndoshta jam frikësu pak prej paragjykimeve të njerëzve. Nuk po flas për familjen, sepse e kam përkrahjen e tyre, mirëpo rrethi te ne të bën të mos ndihesh rehat, të tregosh një histori tënden personale, sepse çdo herë do të jesh cak i stigmatizimeve dhe paragjykimeve. Unë personalisht si juriste, meqenëse vetë kam pasur përvoja jo të mira me gjykata, vlerësoj se te ne ka shumë punë sidomos me gjyqtarë dhe prokurorë që merren me rastet e dhunës në familje”, ka deklaruar Baftiu në “Libero”.
Baftiu ka treguar edhe si ka ardhur deri te vendimi për ndarje nga bashkëshorti. Thotë se derisa ka qenë shtatzënë, ai ka ushtruar fizike ndaj saj, por edhe pasi e ka lindur djalin.
“Para se me ndodh rasti i ndarjes, ka pasur dhunë në familje në mënyrë sistematike. Dhunë fizike, psikologjike, dhe jo vetëm te unë por edhe te djali. Kur kam qenë 8 muajsh shtatzënë ka ndodhur hera e parë e dhunës, jam frikësuar që do ta humbi edhe jetën time, edhe të djalit. Mirëpo fati ka dashur me i shpëtu asaj fatkeqësie dhe sot edhe unë edhe djali jemi mirë. Ndoshta jo emocionalisht aq të fortë se nuk është e lehtë me i kalu këto sfida, por pavarësisht të gjithave po ecim përpara…”, ka deklaruar Baftiu.
Ajo ka treguar se ka pasur tradhti bashkëshortore, po ashtu, thotë se bashkëshorti nuk ka lejuar që pasuria e përbashkët të regjistrohet në emër të të dyve.
“Pak ndikon edhe aspekti i civilizimit, mënyra sa është i pjekur bashkëshorti me komuniku me ty, mos me ardhë puna deri te dhuna dhe me e pa çdo zgjidhje të problemit vetëm përmes dhunës, jo me komuniku dhe me e gjetë një zgjidhje të asaj që më brengoste në raste të caktume. Ka pasur tradhti sistematike, fshehje e pasurisë, kam qenë kontributdhënëse drejtpërdrejt në pasuri dhe më është mohuar e drejta që ajo pasuri të regjistrohet në emër të të dyve”, ka deklaruar Baftiu.
Ajo ka rrëfyer edhe momentin e parë kur e ka raportuar bashkëshortin në polici.
“Kanë qenë elemente të shumta, por ajo që më ka detyruar ta marr drejtimin drejt ndarjes dhe ka qenë hera e parë që e kam lajmëruar rastin në polici, kur nuk ka pasur mëshirë dhe më ka hedhur përtokë me djalin në duar, djali ka qenë 3 vjeç e gjysmë. Një baba që s’e ka ndjesinë që mund ta lëndojë djalin e vet…Më tepër se 3 vjet e gjysmë ka zgjatur martesa, në atë periudhë kohore nuk mund ta mohoj, ka pasur edhe momente të mira, por më shumë kanë qenë momente që ndoshta jam frikësu ndonjëherë që kur po vjen në shtëpi, a po vjen me qehren e mirë, mos po ndodh dhuna a çka po ndodh”, ka deklaruar Baftiu.

T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...


































