Uncategorized

MJK : Qëllimet dhe parimet e kartës së OKB-së duhet të merren seriozisht

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 27 September 2022

Kina ka qenë gjithmonë në anën e paqes dhe do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv me bashkësinë ndërkombëtare për çështjen e Ukrainës, u shpreh të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin në një konferencë shtypi.

Nga 23 deri më 27 shtator, katër rajone në Ukrainë votuan për t’u bashkuar me Rusinë, duke bërë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të thërriste një sesion të posaçëm urgjent pas fillimit të votimit.

Duke u përgjigjur lidhur me këtë çështje, Wang ritheksoi se Kina ka mbajtur gjithmonë qëndrimin se duhet respektuar sovraniteti dhe integriteti territorial i të tëra vendeve, duhet të respektohen qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, duhet të merren seriozisht parasysh shqetësimet e ligjshme të sigurisë të të gjitha palëve dhe duhet të përkrahen të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës në mënyrë paqësore.

-Advertisement-

Si thelbi i mekanizmit ndërkombëtar të sigurisë kolektive, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të përdorë siç duhet mjetet e ndërmjetësimit që i lejon Karta e OKB-së, të ndjekë drejtimin e duhur për përfundimin e luftës e nxitjen e paqes dhe të ndërmarrë veprime konstruktive e të përgjegjshme për të krijuar kushte e hapësirë për një zgjidhje politike, u shpreh zëdhënësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera