Mjetet e shpenzuara nga komunat gjatë pandemisë do të kompensohen nga Qeveria
Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 12 July 2020
Të gjitha shpenzimet e komunave në Kosovë për luftimin e pandemisë, do të rimbursohen nga niveli qendror, ka konfirmuar për Ekonomia Online drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
“Sa i përket përkrahjes financiare është nën kodi 0099 ku të gjitha shpenzimet të cilat bëhen nga niveli lokal për luftë ndaj kësaj pandemie do ta adresohen në atë nën kod dhe në fund të vitit do të bëhet një bilanc me nivelin qendror sa i përket harxhimeve dhe rimbursimit të mjeteve financiare ndaj komunave”.
Ibrahimi ka thënë se edhe gastronomët nuk i kanë respektuar me përpikëri rekomandimet e institucioneve të shëndetësisë dhe për këtë arsye Qeveria i ka shtrënguar masat në këtë drejtim.
“Neve kemi qenë në kontakt edhe më përpara sepse ka qenë Asociacioni i Kosovës që ka kërkuar të liberalizohen masat nga 1 qershori sepse kryetarët e komunave kanë menduar edhe për shëndetin ekonomik mirëpo po duket që gastronomia e cila vlerësohet që është një ndër shkaktarët e përhapjes së Covid-19 nuk i ka respektuar masat të cilat janë të propozuara nga manuali i hartuar nga Qeveria, dhe për këtë arsye ka ardhur një vendim i cili i obligon ato që nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të jenë komplet të mbyllua”.
“Kryetarët i përkrahën masat sepse qëllimi i tyre është që numri i të infektuarve të zvogëlohet, ka thënë Ibrahimi.
Ai ka potencuar se kanë marr zotimin nga kryeministri Avdullah Hoti që komunave të ju lejohet rritja e numrit të inspektorëve sanitar.
“Komunat përmes Asociacionit Komunave të Kosovës gjithmonë i paraqesin kërkesat e nivelit qendror dhe neve një kërkesë të tillë e kemi parashtruar javën e kaluar sa i përket rritjes së numrit të inspektorëve sanitar dhe morëm zotimin nga kryeministri i Kosovës do të hartohet një qarkore ku do të ju lejohet komunave rritja e numri të inspektorëve sanitar dhe kjo do të jetë një ndihmëse sa i përket përmbushjes së obligimeve të komunave që dalin nga vendimet e fundit në luftë për parandalimin e Covid-19”.
Sipas Ibrahimit edhe komunat janë duke luajtur rol substancial në luftimin e pandemisë.
“Komunat kanë luajtur një rol substancial sa i përket luftës me pandeminë, mirëpo gjithashtu janë duke luajtur edhe tani kryetarët e komunave së bashku me shtabet emergjente dhe janë 24 orë të angazhuar”.
Të tjera
-
Kishte rënë në një humnerë pesë metra, gjendet i gjallë 61-vjeçari në Prevallë i cili u raportua i zhdukur
Nëntë ditë më parë në polici ishte raportuar se një person nga Ferizaj me bas...
-
KQZ pritet të vendosë për kamera në vendvotime
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është diskutuar lidhur me aktivitetet e ...
-
Vlora Çitaku zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e PDK-së
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e...
-
Vuçiq pa detaje rreth “ditëve të vështira” për Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se më 28 mars Serbinë e presin “ditë t...
-
Del video nga ngjarja që tronditi Prishtinën: Kështu nisën të shtënat me armë në Kolovicë
Policia e Kosovës ditë më parë ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e së martës ...
-
Nuk votohet në Kuvend Projektdeklarata për raportet e Kosovës me ShBA-në
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që as edhe në seancën e sotm...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave
Pas homazheve te familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, kryeministri i Koso...
-
PDK voton Kryesinë e Re, Bedri Hamza merr mbështetje si kandidat për kryeministër
Këshilli Drejtues i PDK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës me ftesë të krye...
-
Osmani: Strategjia e regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja etnike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën ndaj familjeve Boguje...
-
KQZ: Qendrave të Votimit në veri, funksionale për 21 prill
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhje e sotme ka prezantua një ra...
-
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi: Autorët të sillen para drejtësisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi masakrën e familjeve Bogujevci e D...