Lajme

Mjet shpërthyes në pikën kufitare të Merdares

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 08 December 2021

Për shkak të një mjeti të dyshimtë shpërthyes është mbyllur përkohësisht për qarkullim pika kufitare në Merdarë.

Daut Hoxha nga Policia e Kosovës, ka thënë se lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër largë pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi.

“Me datë 08.12.2021 rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar ( SPK-Merdare) nga pjesëtarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të personave dhe automjeteve, për arsye se janë duke e bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të një mjeti shpërthyes. Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër larg pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi. Rreth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal, pa probleme”, kanë thënë nga policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera