Rozë

“Mjeranë, dashuria nuk është vetëm seks!” Aktorja u kthehet keq komentuesve që e gjykojnë për lidhjen me futbollistin me ngjyrë

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 19 February 2021

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, vendosi që për herë të parë këtë vit t’i futet edhe politikës.

Ajo garoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2021, në krah të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka marrë përkrahjen nga shumë kolegë artistë, e ndër ta edhe humoristi Don Pifqi i cili vjen nga i njëjti qytet ku ka lindur edhe Adriana, Gjilani.

-Advertisement-

Humoristi, shpërndau në faqen e tij zyrtare në Facebook linkun e profilit të Adrianës, ku shkruante “Urime Adriana Matoshi.”

Aktorja ka falenderuar humoristin për mbështetjen e dhënë dhe nuk ka kursyer përgjigjen e ashpër për një nga komentuesit që e paragjykon për lidhjen e saj me futbollistin afrikan, Keith Groenveld.

“Njerëzit si disa nga komentuesi meritojnë të jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin! Dashuria nuk është veç seks o gubana, po ajo që juve iu mungon më së shumti, ajo që ju dhemb e e përflitni! Mjer ju për shpirtrat e zi që i keni, qysh s’ju vjen turp prej Zotit? Zoti na ka krijuar, Zoti na gjykon, e juve Zoti shpirtrat e zi jua bëftë të bardhë, se badihava që lëkurën e keni të bardhë e të zdralaftë deri në qiell! Faleminderit Dan për përkrahjen, ke qenë i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe”, ka theksuar Matoshi në komentin e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera