Rajoni dhe Bota

Mjeku shqiptar, thirrje të rinjve: Shmangni grumbullimet në plazhe e bare, po rrezikoni veten dhe të afërmit tuaj

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 02 August 2020

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, e ka nisur këtë të diel me një apel për të rinjtë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur grumbullimin në plazhe e mjedise dëfrimi pasi rrezikojnë jo vetëm shëndetin e tyre por edhe atë të prindërve dhe të afërmve të tyre.

Me shqetësim, mjeku Kalo thotë se në spitalet COVID-19 është rritur shtrimi i të rinjve, madje mes tyre ka pasur jo pak edhe humbje jete.

Në vend të bareve dhe lokaleve, ai i fton të rinjtë të harxhojnë më shumë kohë në natyrë, pse jo edhe për pasurimin e saj me mbjellje pemësh.

-Advertisement-

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë raportoi për katër humbje jete dhe 120 raste të reja me COVID-19.

Në spitale po trajtohen 119 persona, ku 18 janë në terapi intensive dhe 6 në intubim. /oranews.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera