Mjeku shqiptar në SHBA tregon se kur do të testohet për herë të parë vaksina kundër koronavirusit
Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 09 April 2020
Kompani të ndryshme në botë kanë filluar të bëjnë analizat dhe eksperimentet për vaksinën që do të mund të përdoret për të luftuar koronavirusin.
Mjeku shqiptar që punon në SHBA, Arban Domi tha në një intervistë për RTV Ora se kompania ku ai punon për 2-3 muaj vaksina do testohet tek majmunët. Por ai bëri të qartë, se vaksina nuk mund të dalë pa u bërë një vit.
Arban Domi: Ne sapo kemi baruar testimin në minj, dje kemi marrë rezultatet, jemi në proces të analizës së tyre. Në varësi të këtyre rezultateve shpresojmë që në dy tre javët e ardhshme të shkojmë në një fazë tjetër, në një grup tjetër kafshësh të ndryshme nga minjtë. Për dy muaj ose tre muaj të shkojmë tek majmunët që është dhe faza e fundit përpara se të shkosh në testimin klinik. Në mënyrë të përgjithshme, njerëzit duhet të jenë të qartë për diçka: Vaksina nuk mund të vijë përpara një viti, në rastin më të mirë. Kështu që i gjithë përqendrimi duhet të jetë individual, higjienë dhe kujdes. Ndërsa në nivelin e mjekësisë kryesisht do bazohemi në medikamentet ekzistuese që po testohen në SHBA dhe kudo.
Mjeku Domi tha se ka pasur dy tipe të koronavirusit dhe të dyja tipet janë shfaqur në Kinë.
Arban Domi: Teorikisht ekziston mundësia e mutacionit tek virusi. Për momentin nga të gjitha të dhënat shkencore ka vetëm dy tipe të virusit. Tipi i parë që ka qenë në Kinë dhe një tip që doli përsëri në Kinë, ishte më infektues sesa i pari, por përqindja e personave të infektuar nga tipi i dytë është më pak se i pari është 25% kundër 75% të të parit. Për momentin nuk mendoj se ka probleme të ndryshimit gjenetik, por në teori ndryshon dhe të në të ardhme virusi mund të ndryshojë.
Në lidhje me teoritë alternative se virusi ka pësuar ndryshime gjenetike nga dora e njeriut, mjeku është i mendimit se kjo nuk është e mundur.
Të tjera
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...