Shëndetësi

Mjeku shqiptar: Implementoj eshtrat e të vdekurve tek njerëzit që kanë problem me kockat

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 25 March 2020

Gjatë lidhjes së drejtëpërdrejtë me edicionin e lajmeve në Ora News, mjeku i njohur Arjan Mullaj që punon në Gjermani, përveçse ka folur mbi çështjen e koronavirusit, ai ka treguar se është specialist në fushën e implementimit të eshtrave të të vdekurve tek njerëzit që kanë probleme me kockat

Leftion Peristeri: Ju jeni një mjek i suksesshëm për implementimin e eshtrave të të vdekurve tek të sëmurët me probleme, a mund të na i shpjegoni se çfarë është kjo?

Arjan Mullaj: Unë jam mjek ortoped, drejtoj një klinikë në Gjermani dhe gjatë specializimit tim jam njohur me shumë procedura të tilla dhe tani që jam shef më jepet mundësia për të zbatuar këto metoda të padëgjuara dhe kur e dëgjon duket disi e pamundur.

-Advertisement-

Është dhe si mendim jo etik të implementohen eshtrat e të vdekurve. Kjo është një metodë që zbatohet relativisht rrallë.

Zbatohen në ato raste kur efektet kockore janë aq të mëdha saqë është e pamundur të bëhet një rekonstruksion me metal ose metoda të tjera. Kështu që merren këto kocka, eshtra të cilat janë të njerëzve që nuk jetojnë më dhe bëhet rekonstruksioni i tyre mbi këtë bazament dhe pastaj vendosen proteza të ndryshme. Pas kësaj njerëzit do e kenë të lehtë të lëvizin dhe do i duket si një operacion fare i thjeshtë.

Është një metodë shumë e rrallë, është përhaur edhe në Gjermani në disa klinika. Unë e kam patur fatin ta njoh dh eta zbatoj këtë metodë. Janë shumë raste që i kam zbatuar me rezultate shumë të mira.

Jam shumë i lumtur që këtë metodë e kam zbatuar edhe tek disa pacientë që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova. Jam krenar që i kam shërbyer njerëzve që vijnë nga vendi im.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera